”Dështimi” për shitjen e biletave dhe intervenimi i Policisë së Kosovës

Futboll

”Dështimi” për shitjen e biletave dhe intervenimi i Policisë së Kosovës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Federata e Futbollit të Kosovës kishte paralajmëruar dje shitja e biletave do të fillonte sot me fillim nga ora, 17:00.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi sipas planit. Në kryeqytet, FFK kishte autorizuar tri pika të shitjes – në shesh, Dardani dhe në Pejton.

Pikat e shitjes në Dardani dhe Pejton ishin ndër më të përfolurat sot për shkak të pritjeve të gjata e më pas edhe për incidentet.

Në të dyja pikat e lartëcekura, shitja e biletave filloi me vonesë, megjithatë nuk zgjati shumë.

Pas një tollovie të shkaktuar, ndërhyri edhe Policia e Kosovës për ta qetësuar situatën, e për këtë përdori sprej për t’i larguar qytetarët nga pikat e shitjes.

Dhe kjo nuk rezultoi si veprim i duhur pasi që disa nga qytetarët mbetën me pasoja për shkak të sprejit dhe menjëherë në vendin e ngjarjes u paraqitë Ndihma e Shpejtë.

Krejt në fund, Policia arriti që t’i largojë qytetarët nga pikat e shitjes duke vënë situatën në kontroll.

Më pas, pjestarët e Policisë bën të ditur se shitjen e biletave mund ta vazhdojnë nesër në mëngjes nga ora, 08:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat