Lopeteguit i lëkundet karrigia, Conte dhe Solari në listën e Real Madridit

Futboll

Lopeteguit i lëkundet karrigia, Conte dhe Solari në listën e Real Madridit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:34
Julen Lopetegui

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte dhe Santiago Solari, janë në listën e ngushtë të Real Madrid për të zëvendësuar trajnerin nën-zjarr Julen Lopetegui.

Real Madridi e ka nisur si mos më keq sezonin në La Liga, por edhe në Ligën e Kampioneve u mposht turpërisht nga CSKA Moska.

Kjo ka bërë që trajneri spanjoll, Lopetegui, të jetë në dyshim për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Sipas një raporti të Diario AS, Conte është emri i parë në listën e Mbretërve, pasi është pa skuadër, ndërsa trajneri i tanishëm i Real Madrid B dhe ish-lojtari i tyre, Solari gjithashtu po merren në konsideratë.

Ky medium gjithashtu pohon se Lopeteguit do të jepet kohë deri në fund të tetorit për të zgjidhur rrëmujën e Madridit.

Kampionët evropianë kanë kaluar katër ndeshje pa shënuar gol dhe kanë mbledhur vetëm një pikë nga tri ndeshjet e fundit të La Ligës.

Ka sugjerime se Chelseat do të duhej t’i paguhej kompensim, nëse Conte do të caktohej diku tjetër trajner para verës së ardhshme pasi ai ende paguhet nga klubi londinez.

Solari, 41-vjeçar, ka qenë në krye të ekipit të Castillas që nga viti 2016, ku zëvendësoi Zinedine Zidane, i cili mori drejtimin e skuadrës nga Rafa Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat