Maltretimi i qytetarit të Kosovës!

Futboll

Maltretimi i qytetarit të Kosovës!

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:13
Maltretimi i qytetarit të Kosovës!

Sërish kolona të gjata, sërish tollovi, sërish maltretimi i qytetarit të Republikës së Kosovës. Kjo është neveritëse, mbi të gjitha skandaloze! Në radhë presin shumë qytetarë për bileta dhe që nga dita e djeshme asgjë nuk u zgjodh. 

Në pikën që është afër kurrizit dhe në qendrën në Prishtinë, sërish kolona për të blerë një biletë për ndeshjen Kosovë-Maltë, e cila luhet të enjten (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve, divizioni D.

A ka mundësi që të ketë sa më shumë pika dhe sa më pak tollovi, këtë më së miri e dinë zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ky maltretim, kjo tollovi, kjo shtyrje, pa dyshim se nuk e meriton qytetarit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat