Goli i Lenjanit bën xhiron e botës

Futboll

Goli i Lenjanit bën xhiron e botës

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:23
Goli i Lenjanit bën xhiron e botës

Mbrojtësi i Kombëtares, Ermir Lenjani, gjeti rrugën e rrjetës në fundjavë në sfidën që skuadra e tij pati në transfertë ndaj Ksamaksit të Fejzullahut.

Ky gol i shënuar nga shqiptari, është duke bërë xhiron e internetit, teksa së fundmi faqja e njohur “SPORTbible” që ka 11 milionë ndjekës, ka mbetur e mahnitur nga asisti perfekt i talentit shqiptar Bastien Toma, që u finalizua në gol nga Lenjani.

Portali prestigjoz, i ka kushtuar një artikull special këtij goli të “gatuar” nga shqiptarët, teksa nuk mungojnë komentet impresionuese të fansave.

Toma është vetëm 19-vjeç dhe aktualisht është pjesë e moshave të Zvicrës. Prindërit e tij kanë lindur në Kosovë, ndërsa mesfushori në Sion. Ai e flet shumë mirë gjuhën shqipe, dhe është cilësuar si një talent tepër premtues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat