Nëse do të votonin tifozët, ja kush do ta fitonte ‘Topin e Artë’

Futboll

Nëse do të votonin tifozët, ja kush do ta fitonte ‘Topin e Artë’

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:52
Foto

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, zhvilloi një sezon të shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe u shpall golashënuesi më i mirë në Premier League me 32 gola.

Egjiptiani është ndër kandidatët kryesorë për të fituar çmimin e “Topit të Artë”.

Sipas një anketimi në uebsajtin zyrtar të “France Football”, Salah udhëheq me 53 përqind të votave, ndërkohë që pas tij renditet Lionel Messi me 28 përqind.

Pas tyre vjen Cristiano Ronaldo me vetëm 5 përqind të votave.

Kujtojmë që lojtari favorit për të fituar këtë çmim prestigjioz është Luka Modric, i cili u shpall fitues edhe i çmimit “FIFA the Best”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat