Nacho: Reali duhet ta harrojë Ronaldon

Futboll

Nacho: Reali duhet ta harrojë Ronaldon

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:40
Nacho Fernandez

Lojtarët janë me Lopeteguin deri në vdekje thotë Nacho, i cili thotë se për çdo humbje e Real Madridit kthehet në krizë dhe kur ndodhin katër duket si fundi i botës

Nacho Fernandez e ka përkrahur Julen Lopeteguin në një intervistë për EFE dhe ka thënë se ata janë me manaxherin “deri në vdekje” pasi ata kanë dështuar katër ndeshje për të shënuar një gol dhe me këtë rezultate është krijuar një krizë për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll. Manaxheri i Real Madridit ka mbështetjen për lojtarët dhe Nacho thotë se pushimi me Kombëtare është një mundësi e mirë për ta që të mendojnë më shumë me kokën e tyre.

Mbrojtësi ka theksuar mungesën e stabilitetit në mbrojtje të Real Madridit dhe qasjen e fundit në ofensivë pas startit të dobët në sezon. Ai ka kërkuar që emri i Ronaldos të harrohet, megjithatë, për shkak të frikës që Real Madridi vazhdimisht do ti referohet si e kaluar para këtij sezoni.

Askush nuk fliste për Ronaldon në fillim të sezonit

“Në fillim të sezonit, ne shënuam shumë gola”, tha ai. “Askush nuk e kujtonte Cristiano Ronaldon i cili startoi në Juventus pa shënuar gol dhe ata thanë që pasi ai u largua nga Real Madridi, ai nuk po mundet te shënoi. Në futboll, gjithçka po ndryshon shumë shpejt”.

“Cristiano ishte një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë ai. “Në fund, ai shënoi 50 gola në sezon, por ne nuk ishim ata që duhet të ankohem dhe ne nuk bërtasim për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Ne duhet të ecim përpara me këtë çfarë kemi, kemi një skuadër shumë të mirë dhe ne jemi gati për të bërë gjithçka”.

Sa i përketë të ardhmes se Lopeteguitm, Nacho nuk është ambivalent. “Në situatën që ne jemi, ne jemi vetëm dy pikë nga kreu i tabelës. Në botën e futbollit dhe më shumë për Real Madridin, në këtë pozitë kemi qenë më mijëra herë. Kur ju barazoni apo humbisni një ndeshje me Real Madridin, menjëherë thuhet se kemi krizë. Kur e shihni janë katër ndeshje, dhe se gjithçka paska përfunduar”.

“Lojtarët janë me manaxherin deri në vdekje”, ka thënë ai për trajnerin e tij. “Ne jemi të qetë. Ne jetojmë edhe me këto situata që mund të jenë edhe më të këqija e që gjithmonë lëvizim përpara. Nuk mund të sigurojë se si do të ishte fundi i sezonit nëse ne fitojmë tituj, por Madridi gjithmonë ka treguar se është aty ku është menaxheri dhe është gati për të luftuar gjithmonë. Ne do të jemi kështu deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat