Partneri i Ronaldos ofron mbështetje për rastin e dhunimit

Futboll

Partneri i Ronaldos ofron mbështetje për rastin e dhunimit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 23:39
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldos i është ofruar mbështetje nga partneri i tij në investime Pestana-CR7 Lifestyle Hotels pas akuzave për dhunim të yllit të Juventusit pas akuzave për dhunim të yllit të Juventusit

Drejtori për zhvillim strategjik të Pestana Hotel Group, José Roquette, ka shprehur mbështetjen për Cristiano Ronaldon pas akuzave për abuzim seksual kundër ish modeles Kathryn Mayorga.

“Është e rëndësishme të thuhet që Cristiano ka qenë një partner shembull për Pestana Group dhe do të vazhdojmë këtë partneritet pavarësisht rrethanave”, citohet të këtë thënë Roquette për agjencinë portugeze të lajmeve Lusa.

“Sipas ligjit, je i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta”, ka shtuar ai.

Partneri është një partner i grupit Pestana në Pestana-CR7 Lifestyle Hotel, i cili do të hap zinxhir hotelesh të reja në Madrid, New York, Marrakech dhe Paris mëq 2019, duke ja bashkuar edhe dy hotelet e tyre në Lisbon dhe Funchal.

Shqetësimet e sponsorëve

Mbështetja e Pestana Hotel për grupin e Ronaldos vjen pas disa ditëve ku dy nga sponsorët e tij, EA Sports dhe Nike kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me akuzat për lojtarin e Juventusit.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për këto akuza dhe do të vazhdojmë që ta monitorojmë nga afër situatën”, ka thënë Nike në një deklaratë, duke dhënë shenja se ata mund ta mbyllin marrëveshjen për sponsorizim me Ronaldon nëse ai shpallet fajtorë; derisa EA Sports ka thënë se është duke e monitoruar nga afër “situatën”.

Gjithashtu, në SHBA ka pasur një seancë dëgjimore në gjykatën e Nevadas për rastin në fjalë dhe mund të kërkohet ekstradimi i futbollistit portugez për tu përballur me akuzat e Mayorgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat