Akuzat për përdhunim, flet policia amerikane: Ronaldo s’është i pandehur, as nën hetim

Futboll

Akuzat për përdhunim, flet policia amerikane: Ronaldo s’është i pandehur, as nën hetim

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:10
Kathryn Mayorga dhe Cristiano Ronaldos

Dalin detaje të reja të rëndësishme në lidhje me rastin, që prej më shumë se një jave ka pushtuar mediat e të gjithë botës: përdhunimi i supozuar, i cili ka ndodhur në një hotel të Las Vegas-it në vitin 2009. Bëhet fjalë për akuzën e Kathryn Mayorga ndaj Cristiano Ronaldos.

Për të siguruar elemente të reja është përfolur se ka angazhim nga departamenti i policisë së Las Vegas Metropolitan (LVMPD). Një zëdhënës ka mohuar disa nga deklaratat e bëra nga avokati i gruas amerikane në ditët e fundit, që pretendon se është përdhunuar, dhe njoftoi: “Ronaldo nuk është i akuzuar për ndonjë krim!”

“La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” i kanë raportuar deklaratat që vijnë nga policia e Las Vegas-it, ku theksohet se hetimi për sulmin e pretenduar seksual, çështje që u rihap në ditët e fundit, nuk ka filluar me futbollistin si subjekt.

“Ronaldo ka shumë të ngjarë të dëgjohet, por si një person i interesuar mbi faktet, jo si i paditur dhe i pandehur. Nuk ka një datë të saktë se kur do të dëgjohet Ronaldo, pasi ai është jashtë vendit tonë, – tha zëdhënësi i departamentit policor, Jacinto Rivera. – Do të jetë e rëndësishme ta dëgjojmë, por nuk mund të thuhet ende se kur”.

Vështirë të besohet se CR7, i cili dje fluturoi drejt Lisbonës për të folur mbi strategjinë e mbrojtjes së tij ligjore, të fluturojë për në Las Vegas. Ai do të rikthehet në trajnim me Juventusin dhe, me shumë gjasa, do t’iu përgjigjet pyetjeve që do të vijnë nga Nevada përmes video-konferencës, ose me shkrim.

Së fundi, departamenti policor i Las Vegas-it iu është përgjigjur përfundimisht akuzave të avokatit të ri të Mayorga, Leslie Stovall, i cili në ditët e fundit kishte raportuar se janë humbur nga policia provat e pretenduara, që datojnë më 2009: “Nuk është e vërtetë që i kemi humbur provat, asgjë nuk është zhdukur. Janë të njëjtat prova të vitit 2009. Ato janë ende në zotërim tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat