Berisha: Pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare

Futboll

Berisha: Pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:39
Berisha: Pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare

Të motivuar tej mase dhe në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë futbollistët e Kombëtares A edhe kanë vazhduar me përgatitje me intensitet të lartë çara ndeshjes së të enjtes kundër Maltës. Edhe në këtë stërvitje Shtabi teknik në epiqendër pati lojën nën trysni duke qarkulluar topin mirë me theks mesfusha dhe sulmet e rrufeshme. Si zakonisht nuk kanë munguar as provat nga gjuajtjet e lira si dhe pika e bardhë.

Valon Berisha, futbollist , tha: "Në radhë të parë jam i lumtur që pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare gati u bënë një vit. Jemi duke u  përgatitur mjaft mirë dhe unë besojë se do të shënojmë fitore, por as sesi nuk mendojë se do ta kemi të lehtë, Kemi një atmosferë të mirë dhe po punohet me përkushtim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat