Futbolli belg nën akuza të rënda, policia bastis zyrat e klubeve të njohura

Futboll

Futbolli belg nën akuza të rënda, policia bastis zyrat e klubeve të njohura

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:03
Zyrat e Anderlecht

Zyrat e Anderlecht dhe Club Brugge, dy klubeve më të mëdha të futbollit në Belgjikë, ishin midis atyre, që u kontrolluan të mërkurën, pasi menaxherët, gjyqtarët dhe agjentët u morën në pyetje si pjesë e një operacioni masiv të policisë, e cila ka pretendime për korrupsion dhe trukim ndeshjesh.

Trajneri i Club Brugge, Ivan Leko, thuhet të jetë ndër të ndaluarit, ndërsa ish-shefi i Anderlecht, Herman Van Holsbeeck, bëhet me dije se është duke u marrë në pyetje. Policia po heton pretendimet për mashtrim fiskal (shmangie e taksave), pastrim të parave dhe trukimit të ndeshjeve.

Agjenti me ndikim, Mogi Bayat, që shihet si një nga më të fuqishmit në Jupiler League, niveli më i lartë i kompeticionit kombëtar në këtë vend, është arrestuar, sipas njoftimeve në shtypin belg. Gjykatësit kryesorë, Bart Vertenten dhe Sebasien Delferière, gjithashtu, po bashkëpunojnë me policinë mbi pretendimet për trukim të ndeshjeve, sipas “De Standaard”.

Përveç Club Brugge dhe Anderlecht, zyrat e 10 klubeve të tjera thuhet se janë bastisur, duke përfshirë edhe kryesuesin e tabelës së klasifikimit, Genk. Anderlecht ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se po bashkëpunojnë me hetimin, ndërsa Club Brugge ka konfirmuar, gjithashtu, se do ta ndihmojnë policinë me informacionet e tyre, pasi nuk kanë asgjë për të fshehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat