Memaj: Do të kthehem edhe më i fortë

Futboll

Memaj: Do të kthehem edhe më i fortë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:10
Memaj

E nisi karrierën si njomak, nga mosha 8 vjeçe te Liria e Prizrenit, deri në moshën 16 - vjeçare, kur kaloi në Besiktas. Fillimisht Blendi Memaj luajti me U-18, vitin e parë dhe më pas dy vite rresht barti shiritin e kapitenit për U-19 të Besiktasit, duke shfaqur talentin te gjiganti turk. Konkurrenca e madhe, bëri që Memaj të huazohet tek skuadra Rabotniçki nga Shkupi për 6 muaj, më pas nga aty, sërish një tjetër huazim tek Trepça ’89 nga Mitrovica, ku dhe pëson një lëndim, që për disa muaj mbetet jashtë fushës. Në stinorin 2015/2016 rikthehet tek skuadra amë, Liria për të gjetur një rilindje dhe formë të shkëlqyer. Me golat (shënoi 9 të tillë) dhe lojërat e bukura, kontribuoi në sukseset e skuadrës së Lirisë, dhe u bë idhull i tifozëve. Forma e mirë vazhdoi edhe në stinorin 2016/2017, ku Memaj shënoi pesë gola dhe vazhdoi të jetë një lojtarë  kryesor-qendrorë tek bardhezinjtë. Pas kësaj erdhi koha edhe e një sfide, ku destinacion ishte Turqia dhe skuadra Beilydyzyspor, ku në stinorin 2017/2018 tregoi lojëra të mira, por që kushtet si dhe rrethanat familjare ndikuan në kthimin e tij në Kosovë, pas një viti.

Image

Blendi Memaj, përforcoi radhët e Lirisë në stinorin 2018/2019 pas ikjes së atij karvani të madh futbollistësh, nga përfundimi i stinorit të fundit. Ishte një nga më të dalluarit në fazën përgatitore dhe kur pritej shkëlqimi tij, ndodhi një lëndim, në ndeshjen miqësore me Llapin, që e detyroi Blendin, të jetë nën urdhrat e ekipit mjekësor një kohë të gjatë. Ai, po e vuan këtë lëndim edhe shpirtërisht. Është në fazë rikuperimi dhe kthimi pritet brenda dy javëve. ‘Më mungon shumë fusha e blertë dhe loja me top. Besoj që kur të kthehem të jap maksimumin  dhe bashkë me shokët e skuadrës, tifozët dhe përkrahësit tjerë të kapim sukseset me Lirinë’, ka thënë 23-vjeçari Memaj,  gjatë intervistës për faqen e klubit Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat