“Sarrit i interesojnë vetëm paratë”

Futboll

“Sarrit i interesojnë vetëm paratë”

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:11
Maurizio Sarri

Pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, motivohet vetëm nga paratë, duke thënë se mendon që Sarri e kishte përdorur atë vetëm si bankë.

Sarri u largua nga Serie A në fund të sezonit të kaluar dhe u emërua në pozitën e trajnerit të Chelseat, duke e zëvendësuar kështu bashkëkombësin e tij, Antonio Conte.

De Laurentiis arriti ta zëvendësojë Sarrin me Carlo Ancelottin, të cilin e emëroi në pozitën e trajnerit edhe para se të emërohej Sarri në Chelsea. De Laurentiis gjeti kohë ta kritikonte përsëri trajnerin Sarri, të cilin më herët e kishte kritikuar për mungesën e titujve me Napolin.

“Sarri? Mendova se e kisha gjetur një trajner i cili do të qëndronte në Napoli për një kohë të gjatë. Në një pikë të caktuar, e gjithë situata lidhej ekskluzivisht me paratë”, ka thënë De Laurentiis për Corriere dello Sport.

“Papritmas, mediat vlerësuan se kontrata e tij duhet të ndryshohet. Kështu që çfarë vlere ka një marrëveshje e cila sapo është nënshkruar? Ne tanimë kishin shkuar nga 700 mijë euro në 1 milion e gjysmë”.

“Unë gjithashtu e kisha dëgjuar atë një herë teksa kishte thënë se përmes kontratës së tij të ardhshme, ai dëshironte të bëhej i pasur. Deklaratat e Sarrit për dashurinë që kishte për këtë qytet? Unë u besova, por pastaj mendova: ‘Çka nëse ai është duke më përdorur mua si bankë?’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat