UEFA publikon të ardhurat për Ligën e Kombeve, ja sa do të fitojë Kosova

Futboll

UEFA publikon të ardhurat për Ligën e Kombeve, ja sa do të fitojë Kosova

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:34
Futbollistët e Kosovës

UEFA ka publikuar përfitimet për kombëtaret pjesëmarrëse në Ligën e Kombeve.

Ata kanë shtuar në 50% të ardhurat që ishin paraparë në fillim të këtij kompeticioni. 

Kosova do të përfitoj 750.000 euro si pjesëmarrëse në garë dhe 750.000 euro të tjera nëse del e para në grup.

Gjithashtu fituesi i Ligës D do të përfitoj edhe një shumë prej 1.5 milionë euro të tjera, ku nëse Kosova fiton Ligën përveç kualifikimit në Kupën e Evropës do të arkëtoj edhe 3 milionë euro.

Më poshtë janë lista e fitimeve për së cilën ligë:

Liga A – 2.25 milionë euro pjesëmarrja, 2.25 milionë euro fituesi i grupit, 6 milionë euro fituesi i Ligës.

Liga B – 1.5 milionë euro pjesëmarrja, 1.5 milionë euro fituesi i grupit, 3 milionë euro fituesi i Ligës.

Liga C – 1.125 milionë euro pjesëmarrja, 1.125 milionë euro fituesi i grupit, 2.25 milionë euro fituesi i Ligës.

Liga D 750.000 euro pjesëmarrja, 750.000 euro fituesi i grupit, 1.5 milionë euro fituesi i Ligës

Në Ligën A do të shpërblehen edhe vend i dytë (4.5 milionë), i tretë (3.5 milionë) dhe i katërti (2.5 milionë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat