Shqipëria zhgënjen, baras me Jordaninë

Futboll

Shqipëria zhgënjen, baras me Jordaninë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:09
Shqipëria

(E plotësuar) - Kombëtarja e Shqipërisë zhgënjeu me rezultat 0:0 në ballafaqim me Jordaninë, në miqësoren që u zhvillua në Elbasan, në praninë e rreth pesë mijë shikuesve. Lojë mesatare dhe me disa raste të mira të Shqipërisë, por sulmuesit e saj kanë qenë të pafat që të shënojnë. Në fakt, Shqipëria është dëmtuar edhe për një penallti në periudhën e parë të lojës.

Në minutën e 25-të, Eros Grezda del i vetëm dhe rrëzohet në zonë, gjyqtari nuk është i këtij mendimi dhe i mohon një penallti kuqezinjve. Në pjesën e dytë kuqezinjtë u orvaten me disa mundësi të mira, por të pafat që të shënojnë në portën e rivalit, e cila u mbrojt mjaft mirë. Në minutën e 47-të,  Rey Manaj nga rreth 22-23 metra dërgoi gjuajtje të fortë por për fat të keq të tij topi për disa centimetra shkoi jashtë portës së Jordanisë.  

Në minutën e 52-të, një rast shumë i mirë por që shkoi huq, kur Balaj godet bukur por portieri kundërshtar i mohon golin shkodranit. Në minutën e 85-të, Shqipëria e pafat, për faktin se Uzuni nga një pozitë shumë e mirë, goditi bukur por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla. Në fund të takimit, Bekim Balaj nuk shënon nga një pozitë e mirë.  Kjo ndeshje ka qenë një provë e mirë para ndeshjes së 14 tetorit në udhëtim kundër Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve, Divizioni C.

Panucci ka testuar formën e futbollistëve para sfidës shumë të vështirë, por me shpresë se nga Izraeli do të kthehen me pikë. Mbi të gjithë me lojë nuk bindën ndaj një rivalit jo të fortë siç Jordania, ani se patën më shumë raste shënimi. Duhet theksuar se futbollisti shqiptar Enea Mihaj, për fatin e tij të keq, u lëndua që në minutën e 5-të të takimit ndaj Jordanisë, pas ndërhyrjes së gabuar nga Atiah. Vendin e tij, e zuri menjëherë Frederik Veseli.
Lëndimi i mbrojtësit që aktivizohet tek Panetolikos në Greqi, ishte i rëndë. Ambulanca që qëndronte në stadium, e ka marrë dhe e ka dërguar drejt spitalit ushtarak drejt Tiranës, për një shërbim më të specializuar për mbrojtësin 20-vjeçar.

Shqipëria-Jordania    0:0
Stadiumi "Elbasan Arena".
Shqipëria: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj, Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj dhe Manaj.  Në pjesën e dytë luajnë edhe Veseli, Balaj, Ndoj, Uzuni, Lenjani, Demaku.
Jordania: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni dhe Bakhit. 

85' Rast i mirë për Shqipërinë, por Uzuni i pafat, pasi që gjuajtja e tij u ndalë nga shtylla.
77' Ndeshja po shkon drejt barazimit.

74' Kuqezinjtë synojnë golin me çdo kusht, por nuk kanë fat.

65' Mijëra shikues në stadium, shohin një Shqipëri që me çdo kusht e do fitoren në këtë miqësore luksi.

59' Jordania mbrohet me sukses, sulmuesit shqiptarë nuk janë të shkathët. 

56' Ende pa gola, një lojë jo me ritëm të lartë.

52′ Pranë golit Shqipëria me Balajn, portieri kundërshtar i mohon golin shkodranit.

50' Nuk ka ende gola, një lojë mesatare, por kuqezinjtë kërkojnë me ngulmë golin.

47' Rey Manaj nga rreth 22-23 metra dërgoi gjuajtje të fortë por për fat të keq për disa centimetra shkoi jashtë portës së Jordanisë.

Enea Mihaj, për fatin e tij të keq, u dëmtua që në minutën e 5-të të takimit ndaj Jordanisë, pas ndërhyrjes së gabuar nga Atiah. Vendin e tij, e zuri menjëherë Frederik Veseli.
Dëmtimi i mbrojtësit që aktivizohet tek Panetolikos në Greqi, mesa duket është i rëndë. Ambulanca që qëndronte në stadium, e ka marrë dhe është larguar drejt spitalit ushtarak drejt Tiranës, për një shërbim më të specializuar për mbrojtësin 20-vjeçar.

Filloi pjesa e dytë e takimit, ku pritet lojë më e mirë.

Në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Elbasan nuk ka gola në 45 minutat e parë. Shqipëria pati më shumë mundësi, por nuk arriti të shënojë.  Pritet në pjesën e dytë një Shqipëri më energjike dhe për të fituar këtë sfidë, e cila është një provë e mirë para ndeshjes së 14 tetorit në udhëtim kundër Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve, Divizioni C.

Shqipëria: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj dhe Manaj. 

Jordania: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni dhe Bakhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat