Mihaj mungon disa javë

Futboll

Mihaj mungon disa javë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:00
Mihaj mungon disa javë

I pafat debutimi si titullar për mbrojtësin e talentuar të Panetolikos Enea Mihaj me kombëtaren shqiptare. Futbollisti që luan në kampionatin grek u largua nga fusha pas vetëm 10 minutash lojë në miqësoren ndaj Jordanisë duke i lënë vendin Frederik Veselit. Shkalla e dëmtimit të Mihaj është serioze. Federata Shqiptare e Futbollit me një postim në faqen zyrtare ka bërë të ditur periudhën që do t’i duhet Mihajt për t’u riaftësuar plotësisht ndërsa ka njoftuar gjithashtu se sulmuesi Giacomo Vrioni i cili nuk luajti ndaj Jordanisë i është bashkuar përfaqësueses Shpresa për duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Spanjës dhe sfidën e radhës ndaj Estonisë dhe do të jetë një forcë më shumë për trajnerin Alban Bushi. Ja postimi i plotë i zyrës për shtyp të FSHF-së.

“Skuadra përfaqësuese e futbollit ka vijuar sot paradite seancën stërvitore, një ditë pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, e mbyllur në barazim 0-0 në “Elbasan Arena”. Pas dëmtimit të djeshëm gjatë ndeshjes, futbollisti Enea Mihaj pas disgnostikimit ka pësuar një thyerje të peronit dhe menjëherë i është nënshtruar fazës riaftësuese, e cila do të zgjasë disa javë.

Ndërkaq, sulmuesi Giaccomo Vrioni i është bashkuar ekipit kombëtar U-21, për të qenë në dispozicion të teknikut Alban Bushi për takimin zyrtar eleminator me Spanjën, që luhet sot në orën 19.00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjatë seancës së paradites, skuadra ka nisur me një shkrythje të lehtë, vrapime të lehta për të vijuar më pas me programin përkatës të trajnerit në aspektin taktik. Dita e nesërme do të përkojë me dy séanca stërvitore, paradite dhe pasdite, të cilat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, teksa të shtunën, përpara nisjes drejt Izraelit, në mëngjes ekipi do të kryejë edhe seancën e fundit stërvitore në “Tropikal”. Ndërkaq, sot dhe nesër programi mediatik do të vijojë me daljet publike të futbollistëve në orën 13:30”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat