Gënjeshtrat e Serbisë nuk kanë të sosur, ata jetojnë me ëndrra të shumta dhe madje shtetasit e shteteve tjera i paraqesin si të Serbisë. Sportivja “Sportski Zurnal” ka bërë një përshkrim skandaloz, duke e bërë Fatos Beqirajn e Kosovës, si pjesë të Serbisë.
Ky është turp i shovenistëve serb. Ky shkrim pa pikë morali gazetaresk të cilësosh Beqirajn nga Peja si shtetas të Serbisë. Kjo është skandal! Sonte në orën 20.45 Mali i Zi luan me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa ky farë portali serb ka paraqitur pesë futbollistë që luajnë për Malin e Zi, vijnë nga Serbia. Ata shkruajnë se Beqiraj është nga qyteti i Pejës në Kosovë, krahinë jugore e Serbisë! Filip Stojkoviq, Marko Simiq, Mirko Ivaniq, Adam Marushiq dhe Fatos Beqiraj janë pjesë e kombëtares së Malit të Zi, por sipas këtij portalit këta janë të lindur në Serbi.