Kosova e zjarrtë për Maltën

Futboll

Kosova e zjarrtë për Maltën

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2018 Në ora: 21:26
Festa e lojtarëve në momentin e golit të tretë

(E plotësuar) -  Kombëtarja e Kosovës triumfoi me rezultat 3:1 në përballje me Maltën, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin C. Mbi 12 shikues u ndanë të kënaqur me lojën shumë të mirë të djelmoshave tanë dhe në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë edhe shumë më e thellë.

Tifozët ‘Dardanët’ krijuan atmosferë fantastike, duke i dhënë zemër djelmoshave tanë për fitoren e dytë rresht pas asaj me 2:0 ndaj Ishujve Faroe. Benjamin Kololli me dy gola dhe Vedat Muriqi me një vulosën fitoren e madhe. Ndërkaq, Edon Zhegrova ka qenë i pafat, pasi që dy herë ka qëlluar shtyllën pingule.  Pa dyshim se Kosova ka qenë e zjarrtë për rivalin, sepse e ka fundosur edhe më shumë në grup. Në minutën e 12-të, futbollisti Edon Zhegrova lirohet për bukuri dhe krijoi hapësirë, i cili nga rreth 18 metra goditi bukur dhe portieri Hogg mezi shpëtoi portën e tij.

Ndërkaq, në minutën e 20-të, Valon Berisha nga gjuajtja e lirë rreth 21 metra gjuajti drejt në duart e portierit të Maltës. Pas dy minutave (22’) Vedat Muriqi nuk ishte si duhet i vendosur dhe nuk arriti me kokë që të shënojë nga një pozitë e mirë. Muriqi nuk ishte sërish në element, i cili në minutën e 29-të, humbi një rast ideal, kur doli i vetmuar dhe nuk arriti ta mposht portierin Hogg. Në minutën e 30-të, u ‘ndez’ stadiumi “Fadil Vokrri”. Valon Berisha me zgjuarsi e gjeti të vetmuar Benjamin Kolollin, i cili i vetmuar e me mjeshtri fërfëlloi topin në rrjetë, 1:0. Në minutën e 43-të, fat i madh për Maltën.

Veprim i jashtëzakonshëm i Kosovës, Zhegrova i pafat, për bukuri në 16-sh dhe nga afërsia goditi fuqishëm, por aleat i portierit Hogg është shtylla pingule. Një minutën më vonë, Muriqi humb një rast të qind për qindtë, duke goditur topin jashtë portës. Në minutën e 51-të, mbrojtja e Kosovës në gjumë, kurse Andrei Agius nga afërsia me kokë goditi bukur dhe e la të shtangur portierin Samir Ujkanin, 1:1. Nëse shikojmë ndeshjet zyrtare Kosova pësoi gol pas 231 minutave nën drejtimin e përzgjedhësit Bernard Challandes dhe nëse bazohemi edhe në tri miqësore pas 501 minutave.  Edon Zhegrova vërtetë ka qenë i pafat në minutën e 65-të, i cili me një mjeshtri të rrallë nga rreth 13 metra goditi përtokë por për fat të keq të tij topi u ndal në shtyllë. Në minutën e 68-të, Vedat Muriqi më në fund shkrepi, pas humbjes së dy rasteve ideale, e treta i doli e vërteta dhe nga një pozitë e shkëlqyeshme shënon për epërsinë 2:1.

Mysafirët mbeten pa një futbollist në minutën e 70-të, kur kapiteni i Maltës Mifsud përjashtohet nga loja pas kartonit të dytë të verdhë dhe i dha një epërsi numerike Kosovës. Në minutën e 77-të Milot Rashica si buldozer i cili me goditje të fortë gati thellojë epërsinë por Hogg me vetëmohim dëboi në korne. Në minutën e 81-të, gjithçka u vendos, Benjamin Kololli nga rreth 14 metra me një goditje përvëluese thelloi fitoren në 3:1 pas asistimit të Rashicës. Kosova prinë në grup me 7 pikë, ka dy fitore e një barazim, duke lënë pas Azerbajxhanin me 5 sosh, Ishujt Faroe 3 dhe Maltën me një pikë. Të dielën e fundjavës, Kosova luan si mysafirë (18.00) kundër Ishujve Faroe, në kuadër të xhiros së katërt.

Image

 

 Kosova-Malta 3:1

Stadumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).

Shënues: Kololli (30’ e 81’), Muriqi (68’) – Agius (51’).

Kartonat e verdhë: Kryeziu, Kastrati – Mifsud, Pisani e Agius.

Karton i kuq: Mifsud (pas dy të verdhëve).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha (Halimi 74’, Zeneli (Rashica 76’) dhe Muriqi (Kastrati 83’).

Malta: Hogg, Borg, Agius, Apap, Mbong, Fenech (Briffa 60’), Muscat (Pisani 84’), Failla, Mifsud, Corbolan dhe Schembr (Effiong 64’).

Grupi 3

Kosova-Malta     3:1

Ishujt Faroe-Azerbajxhani     0:3

Tabela

1. Kosova   3       2       1       0       7

2. Azerbajxhani   3       1       2       0       5

3. Ishujt Faroe     3       1       0       2       3

4. Malta     3       0       1       2       1

89’ Kosova në epërsi me 3:1, pranë fitores.

81’ Benjamin Kololli nga rreth 14 metra me një goditje përvëluese thelloi epërsinë 3:1 pas asistimit të Rashicës.

Kosova-Malta 3:1

Stadumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).

Shënues: Kololli (30’ e 81’), Muriqi (68’) – Agius (51’).

Kartonat e verdhë: Kryeziu - Mifsud.

Karton i kuq: Mifsud (pas dy të verdhëve).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha (Halimi 74’, Zeneli (Rashica 76’) dhe Muriqi.

Malta: Hogg, Borg, Agius, Apap, Mbong, Fenech (Briffa 60’), Muscat, Failla, Mifsud, Corbolan dhe Schembr (Effiong 64’).

 

81' Benjamin Kololli 3:1 realioi dhe kallet stadiumi.

77’ Milot Rashica si buldozer i cili me goditje të fortë gati thellojë epërsinë por Hogg me vetëmohim dëboi në korrne.

Kosova-Malta 2:1

Stadumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).

Shënues: Kololli (30’), Muriqi (68’) – Agius (51’).

Kartonat e verdhë: Kryeziu - Mifsud.

Karton i kuq: Mifsud (pas dy të verdhëve).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha (Halimi 74’, Zeneli (Rashica 76’) dhe Muriqi.

Malta: Hogg, Borg, Agius, Apap, Mbong, Fenech (Briffa 60’), Muscat, Failla, Mifsud, Corbolan dhe Schembr (Effiong 64’).

 

75’ Zhegrova shumë i rrezikshëm, shton gjithnjë presionin te Malta.

70’ Kapiteni i Maltës Mifsud përjashtohet nga loja pas kartonit të dytë të verdhë dhe një epërsi numerike për Kosovën.

Kosova-Malta 2:1

Stadumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).

Shënues: Kololli (30’), Muriqi (68’) – Agius (51’).

Kartonat e verdhë: Kryeziu - Mifsud.

Karton i kuq: Mifsud (pas dy të verdhëve).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha, Zeneli dhe Muriqi.

Malta: Hogg, Borg, Agius, Apap, Mbong, Fenech (Briffa 60’), Muscat, Failla, Mifsud, Corbolan dhe Schembr (Effiong 64’).

68’ Vedat Muriqi më në fund shkrep, pas humbjes së dy rasteve ideale, e treta i doli e vërteta dhe nga një pozitë e shkëlqyeshme shënon për epërsinë 2:1.

67’ Kosova orvatet me të gjitha forca të realizoi golin e epërsie, Malta mbrohet me sukses.

65’ Edon Zhegrova vërtetë është i pafat, i cili me një mjeshtri të rrallë nga rreth 13 metra goditi përtokë por për fat të keq të tij topi u ndal në shtyllë.

64’ Kartoni i parë i verdhë, Mifsud.

Kosova-Malta 1:1

Stadumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).

Shënues: Kololli (30’) – Agius (51’).

Kartonat e verdhë: Mifsud.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha, Zeneli dhe Muriqi.

Malta: Hogg, Borg, Agius, Apap, Mbong, Fenech (Briffa 60’), Muscat, Failla, Mifsud, Corbolan dhe Schembr (Effiong 64’).

63' Nëse shikojmë ndeshjet zyrtare Kosova pësoi gol pas 231 minutave nën drejtimin e përzgjedhësit Bernard Challandes dhe nëse bazohemi edhe në tri miqësore pas 501 minutave.

61' Vazhdon rezultati 1:1.

Kosova-Malta 1:1

Stadumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).

Shënues: Kololli (30’) – Agius (51’).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha, Zeneli dhe Muriqi.

Malta: Hogg, Borg, Agius, Apap, Mbong, Fenech (Briffa 60’), Muscat, Failla, Mifsud, Corbolan dhe Schembr.

59’ Malta lufton me mish e më shpirt në repartin e mbrojtjes dhe evitojnë çdo rrezik.

57’ Kosova është në presion të rezultatit, shpresojmë se do të këndellen, sepse tani janë në panik.

56’ Është një atmosferë fantastike, por një zhgënjim me golin që pësuan.

54’ Kosova ngjallet me lojë, mundohet tani të kërkojë golin e epërsisë.

53’ Ka rënë ritmi i lojës së Kosovës, nuk është sikurse në periudhën e parë.

51’ Mbrojtja e Kosovës në gjumë, kurse Andrei Agius nga afërsia me kokë goditi bukur dhe e la të shtangur portierin Samir Ujkanin.

50’ Kosova disi luan me e rezervuar në pjesën e dytë, nuk e ka at vrullin e 45 minutave të para edhe pse sa ka filluar periudha e dytë.

48’ Kosova është më e qetë, nuk e ka presionin sikurse rivali që tenton përmes ndonjë kundërzbritje të shënon.

47’ Asnjëra skuadër nuk ka bërë ndryshime dhe secila është e motivuar. Kosova synon ta thellojë epërsinë, Malta ta barazon rezultatin.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

Kosova-Malta 1:0

Stadumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).

Shënues: Kololli (30’).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha, Zeneli dhe Muriqi.

Malta: Hogg, Borg, Agius, Apap, Mbong, Fenech, Muscat, Failla, Mifsud, Corbolan dhe Schembr.

Në 45 minuta e parë, Kosova ishte bindshëm më  e mirë se Malta dhe në bazë të rasteve ka mundur epërsia të jetë edhe më e thellë. Sikurse Zhegrova të realizonte një mundësi të mirë po ashtu edhe Muriqi dy raste ideale, sigurisht se epërsia do të ishte edhe 3:0 apo 4:0.

44’ Vedat Muriqi humb një rast të qind për qindtë, pothuajse portën vet dhe gjuajti me kokë jashtë.

43’ Fat i madh për Maltën. Veprim i jashtëzakonshëm i Kosovës, Zhegrova i pafat, për bukuri në 16-sh dhe nga afërsia goditi fuqishëm, por aleat i portierit Hogg është shtylla pingule.

41’ Malta nuk po gjen as fuqi për të krijuar ndonjë rast serioz për faktin se mbrojtja e Kosovës është në nivel të lartë.

39’ Kosova luan me shumë siguri, me një qetësi dhe kërkon edhe golin tjetër, ndërsa në stadium është atmosferë fantastike, me brohoritje e tifozëve “Dardanët”.

36’ Kosova ka posedimin e topit 70 për qind, po luan me mjaft sukses, ka amortizuar sulmin e rivalit.

34’ Kosova zotëron lojën, është në epërsi me 1:0. Me golin Kolollit.

30’ Valon Berisha me zgjuarsi e gjen të vetmuar Benjamin Kololli i cili i vetmuar me mjeshtri fërfëlloi topin në rrjetë, 1:0.

29’ Vedat Muriqi humbë një rast ideal, kur doli i vetmuar  por nuk arriti ta parabollojë portierin Hogg.

27’ Lojë me përplot angazhim nga të tanët, por assesi sulmuesit të tundin portën e Maltës. Zeneli godet nga distanca por pa sukses. 

25’ Malta po fillon të çojë kokë dhe të bëhet paksa e rrezikshme në drejtim të portës tonë.

24’  Kosova në çdo aspekt po dominon, por ende nuk po arrin golin.

22’ Vedat Muriqi nuk ishte si duhet i vendosur dhe nuk arriti me kokë që të shënon nga një pozitë e mirë.

20’ Valon Berisha nga gjuajtja e lirë rreth 21 metra gjuajti drejt në duart e portierit të Maltës.

19’ Malta në presion të Kosovës. Zeneli dhe Kololli po angazhohen me vetëmohim të pashoq së bashku me Berishën dhe Zhegrovën e disponuar.

17’ vazhdon ende pa gola, Kosova shumë më e mirë, por nuk po e gjen ende rrjetën.

15’ Kosova angazhohet me mish e më shpirt, maltezët kanë probleme të mëdha me sulmuesit tanë.

Video KETU 

12’ Edon Zhegrova lirohet për bukuri e krijoi hapësirë, i cili nga rreth 18 metra goditi bukur dhe mezi ka pritur portieri Hogg.

11’ Lojë mjaft e mirë, Kosova gjithnjë e më e mirë se sa rivali dhe në kërkim të golit. Valon Berisha me shokë janë energjikë.

9’ Edon Zhegrova po i shkakton mjaft telashe Maltës.

8’ Kosova e dominon lojën, Malta mundohet të thur një mbrojtje sa më të fuqishme.

6' Pa ndryshim rezultati, Kosova më e mirë, por jo edhe te ndonjë rast ideal.

Image

4’ Kosova ka iniciativën, e cila kërkon me ngulmë golin e epërsisë ndaj Maltës.

2’ Zeneli depërton bukur por i pasuksesshëm.

1’ Ndeshje filloi me një qetësi, te dyja skuadrat kërkojnë fitore.

Filloi ndeshja.

Intonohet himni.

Image

Futbollistët dalin në fushë. Gjithçka gati për sfidën. Tifozët ‘Dardanët’ i japin një shije ndeshjes Kosovë-Maltë, që luhet në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Stadiumi përplot me shikues që pret fitoren e dytë të kombëtares së Kosovës,  në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve, Divizioni D. Futbollistët e Kosovës të mobilizuar në krye me Valon Berishën, duan fitore dhe vetëm fitore, të dytën me radhë pas asaj me 2:0 ndaj Ishujve Faroe.

Image

Kosova-Malta

Stadumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: T. Bognar (Hungaria).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha, Zeneli dhe Muriqi.

Malta: Hogg, Borg, Agius, Apap, Mbong, Fenech, Muscat, Failla, Mifsud, Corbolan dhe Schembr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat