Mbappe shpëtoi nderin e “gjelave”, hyn në historinë e kombëtares së Francës - Bota Sot
Mbappe shpëtoi nderin e “gjelave”, hyn në historinë e kombëtares së Francës

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Mbappe shpëtoi nderin e “gjelave”, hyn në historinë e kombëtares së Francës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:06
Kylian Mbappe

Duket se Kylian Mbappe po vendos rekorde të reja në pothuajse çdo ndeshje që luan. Në sfidën e tij të fundit për PSG-në, 19-vjeçari shënoi katër gola në vetëm 13 minuta lojë, duke u bërë lojtari më i ri në Ligue 1, në mbi 45 vite, që shënon katër herë në një ndeshje.

Dhe si një shpëtimtar, Mbappe shënoi golin e dytë të Francës në barazimin 2-2 kundër Islandës, të enjten, në minutën e 90-të, duke evituar një turpërim të mundshëm të kampionëve të botës. Ai u bë lojtari i parë, që arrin kuotën e 10 golave për “Les Bleus”, pa i mbushur ende 20 vjeç.

Kontributi për Francën vazhdon ta nënvizojë statusin e tij si një nga lojtarët më të mirë në botë. Mbappe fitoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë në Rusi, kësaj vere, ndërsa Franca triumfoi në Kupën e Botës.

Po ashtu, ylli i ri i PSG-së pritet të bëhet lojtari i parë, që do të mbajë çmimin “Golden Boy”. Pas barazimit të mbrëmshëm 2-2, Franca do të kthehet në veprim të martën, me një përplasje masive të Ligës së Kombeve, kundër Gjermanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test