Kolumbia dhuron spektakël në Amerikë, James shënon supergol - Bota Sot
Kolumbia dhuron spektakël në Amerikë, James shënon supergol

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Kolumbia dhuron spektakël në Amerikë, James shënon supergol

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:36
Radamel Falcao

Carlos Bacca, Radamel Falcao dhe Miguel Borja shënuan në pjesën e dytë, për t’i dhënë Kolumbisë fitoren 4-2 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në miqësoren e luajtur të enjten në mbrëmje në Tampa, Florida.

Në fakt, njeriu i mbrëmjes ishte James Rodriguez, sepse mesfushori i Bayern-it shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 36-të, por Amerika rimblodhi forcat dhe sapo nisi pjesa e dytë përmbysi gjithçka, me golat e shënuar nga Kellyn Acosta në minutën e 50-të dhe Bobby Wood në të 53-tën.

Bacca barazoi 3 minuta më vonë dhe Falcao shënoi golin e avantazhit kolumbian në minutën e 74-të. Borja mbylli llogaritë, me një gol mjaft të bukur në minutën e 79-të.

Amerika është ende pa trajner, pasi për momentin drejton Dave Sarachan, ndërsa deri në fund të vitit pritet vendimi zyrtar dhe favorit për stolin është Gregg Berhalter, i Columbus Crew.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test