Probleme për Tottenham, Vertonghen nuk luan deri në dhjetor

Futboll

Probleme për Tottenham, Vertonghen nuk luan deri në dhjetor

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:34
Foto

Mbrojtësi belg do të mungojë për afro dy muaj për shkak të lëndimit.

Lajme aspak të mira për mbrojtësin e Tottenham, Jan Vertonghen, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, për shkak të një lëndimi.

31-vjeçari, i cili u lëndua në sfidën ndaj Huddersfield, në 29 shtator, do të qëndrojë jashtë fushave të blerta të paktën deri në fund të muajit dhjetor, duke përjashtuar kështu një rikuperim të futbollistit para kohës së përcaktuar.

Me këtë situatë, trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino, duhet të gjejë një zgjidhje për repartin e mbrojtjes jo vetëm në kampionat, por edhe në Ligën e Kampionëve, për sfidën e rëndësishme me Interin, më 28 nëntor. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat