Mbappe shpëtoi Francën nga humbja, ky është rekordi i ri i tij

Futboll

Mbappe shpëtoi Francën nga humbja, ky është rekordi i ri i tij

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:49
Kylian Mbappe

Talenti francez po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje.

Kylian Mbappe shpëtoi Francën në miqësoren me Islandën të zhvilluar në Guingamp, duke shënuar në minutën e 90-të nga penalltia, golin e 2-2, që shmangu humbjen për kampionët e botës.

Ylli i Paris Saint-Germain, në fakt, ka hyrë në historinë e kombëtares së Francës me një rekord të veçantë. Ai është i pari lojtar i “Les Bleus” që ende pa mbushur 20 vjeç ka arritur të shënojë 10 gola me përfaqësuesen.

Edhe pse është ende një adoleshent, Mbappe numëron plot 25 takime me Francës, duke shkëlqyer sidomos në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Ish-futbollisti i Monacos do t’i mbushë 20-vjeç më 20 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat