Probleme për Shqipërinë, dy lojtarë lëndohen dhe largohen nga grumbullimi

Futboll

Probleme për Shqipërinë, dy lojtarë lëndohen dhe largohen nga grumbullimi

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:05
Futbullistet

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar përmes një postimi zyrtar se Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani kanë lënë grumbullimi, kjo për shkak të problemeve fizike që kanë pasur.

Menjëherë trajneri kuqezi ka ftuar Ivan Balliun dhe Sabjen Lilajn, për t’i zëvendësuar dy lojtarët e sipërpërmendur.

Skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës me Izraelin, e programuar për t’u zhvilluar këtë të diel në orën 20:45.

“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulore të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese. Trajneri i skuadrës përfaqësuese Kristian Panuçi, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura”.

“Kështu brenda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael”, thuhet në njoftimin e FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat