Sokoli befason për Llapin, përmend një emër...

Futboll

Sokoli befason për Llapin, përmend një emër...

Nga: K. G. Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:21
Sokoli befason për Llapin, përmend një emër...

Prof. Bylbyl Sokoli të mërkurën mbrëma është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit të klubit të futbollit Llapi nga Podujeva. Sokoli ka befasuar me një postim në lidhje me klubin llapjanë. Një falënderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin K.F. Llapin, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.

Një falënderim për Bordin (Kryesinë) e K.F. Llapi ne krye me Nexhat Dumnicën.

Falënderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.

Falënderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre.

Falënderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit.

Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap”, shkruan në profilin e tij, Sokoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat