Zvicra në sprovë të vështirë, përplaset me Belgjikën

Futboll

Zvicra në sprovë të vështirë, përplaset me Belgjikën

Nga: K. G. Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:54
Lojtarët e Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës ka sprovë shumë të vështirë në duel me Belgjikën, por shpresojnë të dalin me rezultat pozitiv. Futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Albian Ajeti e Florent Hadërgjonaj me shokë, pretendojnë rezultat të favorshëm në sfidën që luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “King Baudouin” në Bruksel.

Ndeshja është e vlefshme për grupit 2 të Divizionit A të Ligës së Kombeve. Zvicra dhe Belgjika kanë nga tre pikë ose nga një fitore, kurse Islanda është pa asnjë pikë në dy përballjet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat