Ky është trajneri më i mirë për muajin shtator në Premierligë - Bota Sot
Ky është trajneri më i mirë për muajin shtator në Premierligë

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Ky është trajneri më i mirë për muajin shtator në Premierligë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:04
Ilustrim

Muaji shtator ka qenë një pjesë e mirë e Wolves, që i mori 10 prej 12 pikëve të mundshme në Premierligë.

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo e ka fituar çmimin Trajneri i Muajit në Premierligë, pasi skuadra e tij ishte e pamposhtur në muajin shtator. 

Wolverhamptoni u ngrit në Premierligë në këtë stinor nga Championshipi, dhe aktualisht është në vendin e shtatë të tabelës, kurse në muajin shtator i ka marrë tri fitore dhe një barazim.

E mposhti West Hamin, Burnleyn dhe Southamptonin, të gjitha këto fitore pa pranuar gol, ndërsa barazoi me Manchester Unitedin 1-1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test