‘Dardanët’ për fitore në Ishujt Faroe, Shqipëria me probleme - Bota Sot
‘Dardanët’ për fitore në Ishujt Faroe, Shqipëria me probleme

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

‘Dardanët’ për fitore në Ishujt Faroe, Shqipëria me probleme

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:54
Pamje nga ndeshja Kosova-Malta

Kombëtarja e Kosovës pretendon rezultat pozitiv, sidomos tri pikë në Torsvollur kundër Ishujt Faroe, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin D.  Ndeshja luhet të dielën (me 14 tetor, në orën 18.00) “Dardanët” janë të frymëzuar pas fitores në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 3:1 kundër Maltës, tani kërkojnë edhe tri pikë të radhës, që do t’i japin qetësi në grupin 3. Ndeshje që vlerësohet si mjaft e vështirë për futbollistët  “Dardanë”, për shkak se Ishujt Faroe si vendas janë mjaft të papërshtatshëm dhe me disa individ mjaft të rrezikshëm.

Ishujt Faroe janë në presion të madh pas humbjes si vendas me 0:3 nga Azerbajxhani dhe tani kërkojnë me çdo kusht fitore kundër Kosovës. Ishujt Faroe nuk janë rival i panjohur për Kosovën, pasi që deri me tash dy herë janë ndeshur me ta. Fillimisht në miqësore (me 3 qershor të vitit 2016) Kosova kishte fituar me 2:0, ndërsa gjatë këtij vitit përkatësisht me 10 shtator, “Dardanët” triumfuan me 2:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, që ishte zhvilluar në Prishtinë. Përzgjedhësi i Kosovës, “Bernard Challandes, i ka të qarta cilësitë e kundërshtarit.  Ndërkaq, bastet e ndryshme Kosovën e vlerësojnë si favorite për një nuancë.

 “Betway” e ka koeficientin 3.10 për fitoren e Ishujve Faroe, për barazim 3.10 dhe  2.40 për triumfin e Kosovës. “Bwin” pothuajse të përafërt, për fitore 3.10 të vendasve, për barazim 3.10 dhe 2.35 për ngadhënjimin e kombëtares tonë. Pak më ndryshe është “1xBet”,  për triumfin e Ishujve Faroe e ka 3.16, për barazim 3.05 dhe 2.47 për fitoren e Kosovës.  Kosova udhëheq me 7 pikë në grupin 3, ndërsa Ishujt Faroe janë në pozitën e tretë me vetëm tri pikë. Ndërkaq, Shqipëria ka një sfidë shumë të vështirë me Izraelin, e cila luhet të dielën (me 14 tetor, 20:45) në stadiumin “Toto Turner” në Be'er Sheva. Kjo është ndeshja e xhiros së tretë për kuqezinjtë në grupin 1, Divizioni C. Shqipëria ka një fitore si vendas me 1:0 ndaj Izraelit dhe një humbje me 2:0 në Glasgou nga Skocia. Skocezët kryesojnë me 3 pikë, sa ka edhe Izraeli e Shqipëria, që të tria kanë zhvilluar nga dy ndeshje. 

Shqipëria nuk është në lojën e saj tash e një kohë, por përzgjedhësi i saj Christian Panucci ka edhe disa probleme me lëndimeve të lojtarëve.  “Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese. Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael”, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test