Kroos: Nuk jam i brengosur për rezultatet e Real Madridit

Futboll

Kroos: Nuk jam i brengosur për rezultatet e Real Madridit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 18:50
Toni Kroos

Mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos, ka folur për gjendjen momental që po kalon skuadra e tij.

28-vjeçari nuk është shprehur i brengosur për rezultatet e “Los Blancos”,  të cilët i kanë tre humbje në katër ndeshjet e fundit, dhe nuk kanë shënuar gol në 500 minuta.

“Ne e kemi demonstruar që mund ta bëjmë, gjithmonë ka pasur faza të tilla”, ka thënë gjermani.

“Nuk jam i brengosur”.

“Është një sfidë për ne që ta ndryshojmë këtë situatë”.

Ai do të luajë nesër me Kombëtaren e Gjermanisë kundër Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat