Kosova mban stërvitjen e fundit para nisjes për në Ishujt Faroe, e gatshme për fitoren e radhës

Futboll

Kosova mban stërvitjen e fundit para nisjes për në Ishujt Faroe, e gatshme për fitoren e radhës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:01
Kosova mban stërvitjen e fundit para nisjes për në Ishujt Faroe, e gatshme për fitoren e radhës

Pas fitores së rëndësishme në shtëpi ndaj Maltës mbrëmë me rezultatin 3-1, Kombëtarja e Kosovës sot e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Prishtinë, “Fadil Vokrri”, para se të niset për në Ishujt Faroe.

Nesër në orën 7.00 Kombëtarja udhëton për në Ishujt Faroe.

Në këtë stërvitje janë provuar disa skema taktike, duke pasur parasysh edhe lojën që me Ishujt Faroe është zhvilluar një muaj më parë dhe tashmë kundërshtari nuk është i panjohur për Kosovën.

Stërvitjet i ndoqi edhe presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili gjatë tërë kohës po qëndron afër ekipit kombëtar.  

“Jemi përgatitur mjaft mirë dhe kemi punuar me shumë përkushtim. Fitorja kundër Maltës na nxitë edhe më shumë dhe në ndeshje me Ishujt Faroe do të japim maksimumin që mos të kthehemi duarthatë”, ka thënë Milot Rashica. 

“Grupi është shumë i bashkuar dhe kemi stërvitur mirë sikur që edhe fitorja ndaj Maltës është një plus për neve sepse udhëtojmë dukshëm më të relaksuar e që unë besojë dhe shpresojë në fitore dhe ta mbajmë sigurt vendin e parë në grup”, ka thënë pas stërvitjeve Benard Berisha

Kosova do të përballet me Ishujt Faroe të dielën, duke filluar prej orës 18:00, dhe aktualisht është në vendin e parë të tabelës me 7 pikë, dy fitore e një barazim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat