Gattuso zgjedh lojtarët: Modricin bashkëlojtar, Pogban kundërshtar

Futboll

Gattuso zgjedh lojtarët: Modricin bashkëlojtar, Pogban kundërshtar

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:14
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se do të dëshironte të luante me Luka Modricin në një skuadër, ndërsa si kundërshtar Paul Pogba.

Gattuso ka dhënë një intervistë për kanalin në YouTube të UEFA-s për lojtarët e sotëm që do t’i pëlqente si shokë skuadra dhe rivalë.“Gjithkush thotë se Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi, por unë do të kisha dashur të luaja me Luka Modricin”.

“Unë mendoj se ai është një lojtar i pabesueshëm, shumë i fortë mendërisht dhe një futbollist i pastër”.

“Duke u kthyer në të shkuarën kisha disa kafshë përreth meje si Edgar Davids, Dennis Wise, Paul Ince, që në fillim të karrierës sime, lojtarë me plot karakter”.

“Nga epoka aktuale, do të dëshiroja të luaja kundër Paul Pogbas”.

“Një tjetër lojtar që më pëlqen është Matuidi. Duket sikur ai kurrë nuk ndalon së vrapuari”.

“Ai fiton posedimin dhe i bën ndeshjet tepër mirë”, ka thënë Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat