L’Equipe: Henry ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Monacon

Futboll

L’Equipe: Henry ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Monacon

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:52
Thierry Henry

Sipas gazetez franceze, L’Equipe, Thierry Henry është trajneri i ri i AS Monacos.

Legjenda e Francës do të jetë zëvendësuesi i Leonardo Jardim, i cili u shkarkua ditë më parë nga Monaco.

Henry thuhet se ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 1998, karrierën profesionale e ka filluar te Monaco, ku ka qëndruar katër vite, duke i bërë 122 paraqitje, 49 gola dhe 27 asistime.

Henry aktualisht është asistent trajneri në Kombëtaren e Belgjikës, me të cilën ishte pjesë edhe në Kupën e Botës në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat