Pas Paqueta, Milani bën gati goditjen e radhës për në janar

Futboll

Pas Paqueta, Milani bën gati goditjen e radhës për në janar

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 10:35
Leandro Paredes

Përtej elozheve për trajnerin Gennaro Gattuso dhe opinionit të përgjithshëm që ky Milan ka potencial, është e qartë që kuqezinjtë nuk kanë një skuadër të kompletuar dhe pa llogaritur Juventusin, edhe Interi, Napoli e Roma duken larg.

Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit po bëjnë gjithçka për të afruar lojtarë cilësorë dhe një goditje e madhe është bërë, sepse braziliani Paquetá është një lojtar shumë i talentuar, i cili mund të shtojë ndjeshëm cilësinë nga mesfusha e lart.

Nuk mjafton, sepse problemet e Milanit janë edhe në mesin e fushës, ndaj Leonardo e Maldini po kërkojnë një mesfushor të aftë të ndërtojë dhe të dijë të mbrojë. Emri i piketuar prej kohësh është ai i Leandro Paredes, argjentinasit të Zenitit, i cili ka nisur sezonin e dytë në Rusi. Zeniti e bleu nga Roma për 23 milionë euro në verën e vitit 2017, ndaj nuk do të jetë një tratativë e thjeshtë, por Milani shpreson te dëshira e futbollistit për t’u kthyer në Itali.

Ndërkaq, klubi kuqezi po vëzhgon edhe situatën e mesfushorit uellsian Aaron Ramsey, i cili del i lirë në treg verën e ardhshme dhe Arsenali mund ta shesë në janar, për të mos e humbur falas. Gjithsesi, Ramsey është futbollist që ndiqet nga klubet më të pasur në botë dhe Milani në këtë drejtim është në disavantazh të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat