Sarri konfirmon të ardhmen e Eden Hazard

Futboll

Sarri konfirmon të ardhmen e Eden Hazard

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:42
Eden Hazard

Maurizio Sarri ka deklaruar se Eden Hazard është duke qëndruar në Chelsea, pasi po lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid, i cili ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë në Stamford Bridge.

Belgu i cili në vazhdimësi ka komentuar një kalim tek gjiganti spanjoll, me disa komente pa sens, duke qenë në dy anë – edhe të qëndroj por edhe të largohet.

Sarri beson se Hazard është i destinuar të bashkohet me ekipe më të mëdha, por ndjen se një lojtar i lidhur me Chelsean deri në vitin 2020 duhet të kërkojë të qëndrojë edhe më tej në Angli.

Ish-trajneri i Napolit thotë se nuk e priti që Eden Hazard ta lavdëronte atë.

Italiani, i cili mori timonin e ‘Bluve’ gjatë verës, i tha Corriere dello Sport nëse ai mund ta marrë rolin e ‘sulmuesit fals’: “Rreziku është i madh dhe unë nuk mendoj se ai do përmirësohej edhe më shumë aty. Unë thashë se ai mund të jetë në tre ose katër lojtarëve më të mirë në botë”.

”Qasja e Hazardit është pozitive, por mund të bëhet edhe një kufizim i mundshëm. Ai duhet të ngre kokën lart, të shikojë përreth dhe të kuptojë se ka një botë të tërë para tij që ai mund të diktojë me këmbët e tij për të mirën e kolektivit dhe jo vetëm të individit”.

”Ai tha fjalë të mira për mua, nuk e prisja”.

“Kontrata e tij skadon në vitin 2020, por ai do qëndroj këtu”.

”Unë u tundova ta përdor Hazardin si një sulmues fals dhe mund ta konsideroj atë përsëri në të ardhmen, por nuk është koha e duhur tani. Ne duhet të besojmë në Olivier Giroud dhe Alvaro Morata”, u shpreh Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat