Man City: I ofruam trefishin e rrogës që ka në Barcelonë, por Messi nuk pranoi asnjëherë”

Futboll

Man City: I ofruam trefishin e rrogës që ka në Barcelonë, por Messi nuk pranoi asnjëherë”

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:32
Lionel Messi

Lionel Messi ka qenë në radarin e Manchester Cityt para se ta nënshkruajë kontratën e fundit me Barcelonën.

Drejtori i klubit anglez ka zbuluar, se ai ka biseduar edhe me Pep Guardiolan për këtë punë dhe se ka qenë një ofertë marramendëse në tavolinë për yllin argjentinas.

Messi nënshkroi kontratën e fundit me Barcelonën më 25 nëntor të vitit 2017, që do të jetë e vlefshëm deri në vitin 2021, dhe ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh.

“I kërkuam Guardiolas që të bisedojë me të dhe ia ofruam trefishin e rrogës aktuale që ka në Barcelonë, mirëpo ai asnjëherë nuk pranoi”, ka thënë drejtori i Manchester Cityt.

Për shërbimet e Messit kishte interesime edhe më parë, mirëpo ylli i klubit katalonas është i lidhur me Barçan, dhe duket më se e pamundur që ai të largohet nga “Camp Nou”. 

Pesë herë fituesi i Topit të Artë deri më tani i ka 648 paraqitje, ku i ka shënuar 563 gola, ka bërë 240 asistime, në të gjitha garat me fanellën "blaugrana". 

Messi me Barcelonën i ka fituar gjithsej 33 tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat