Shala kërkon pikët e plota ndaj Ishujve Faroe, Challandes: Kosova do luajë lojën e vet

Futboll

Shala kërkon pikët e plota ndaj Ishujve Faroe, Challandes: Kosova do luajë lojën e vet

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:51
Konferenca për media para ndeshjes me Ishujt Faroe

Në konferencën për media para ndeshjes me Ishujt Faroe, përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Herolind Shala u janë përgjigjur gazetarëve.

Futbollisti Herolind Shala në fillim ka thënë se fusha sintetike nuk paraqet ndonjë vështirësi për ta pasi që shumë prej tyre kanë luajtur në bari artificial, bën të ditur FFK.

“Nuk do të ndjejmë presionin, sepse ne do ta zhvillojmë lojën tonë dhe duhet të angazhohemi që të fitojmë pikët e plota për ta ruajtur kryesimin”, është shprehur Shala.

Ndërkaq, Challandes ka thënë se si përzgjedhës asnjëherë nuk e bën të ditur përbërjen.

“Ndonëse, Ishujt Faroe luajnë në shtëpi, ne do ta luajmë lojën tonë dhe nuk do të ndryshojmë asgjë. Në ndeshjen e kaluar kemi luajtur me topa të gjatë, por ky nuk ishte problemi, por problemi kishte se patëm shumë futbollistë në 16 metërshin e kundërshtarit. Jemi në gjysmë të kualifikimeve dhe siç kam thënë disa herë secili ekip i ka gjasat e veta. Për mua është që të funksionojë grupi e jo individi. Kemi zëvendësues për futbollistët që do të mungojnë dhe kjo është puna ime të gjejë përbërjen sa më të mirë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat