Gjibraltari shkruan historinë e futbollit

Futboll

Gjibraltari shkruan historinë e futbollit

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:51
Gjibraltari

Mbrëmjen e së shtunës është shkruar historia.

Gjibraltari ka fituar një ndeshje kompetitive për të parën herë në historinë e tij, duke mposhtur Armeninë me rezultatin e ngushtë 1-0 në Yerevan.

Ylli i Arsenal Henrick Mkhitaryan ishte i pafuqishëm për ta parandaluar fitoren e miqve, megjithëse skuadra e tij ka dominuar në 90 minuta lojë me mbajtje topi 78% dhe 35 goditje në portë.

Një fitore me shumë fat e Gjibraltarit, që kaloi në avantazh me golin e Chipolina në minutën e 50-të.

Padyshim që autori i këtij goli kaq të rëndësishëm do të mbahet mend gjatë në vendlindjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat