Hungari – Kosova U19, ja rezultati përfundimtar i ndeshjes

Futboll

Hungari – Kosova U19, ja rezultati përfundimtar i ndeshjes

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 22:08
Kosova U19

Kosova U19 sot zhvilloi ndeshjen e dytë kualifikuese për Europian, në grupin e 7.

Ndeshja me Hungarinë U19 përfundoi baraz, pa gola të shënuar. Ky është barazimi i dytë i skuadrës së Ramiz Kelmendit, pas atij me Austrinë po ashtu pa gola.

Hungarezët dominuan takimin duke tentuar 13 herë kundrejt djelmoshave të Kosovës që tentuan tre herë.

Kosova tubon dy pikë dhe gjendet në vendin e tretë, kurse Hungaria ka katër pikë dhe renditet e para.

Ndeshja e ardhshme luhet me 16 tetor ndaj Sllovenisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat