Izrael-Shqipëri, goli i kuqezinjve mund të vijë në pjesën e dytë

Futboll

Izrael-Shqipëri, goli i kuqezinjve mund të vijë në pjesën e dytë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 09:11
Izrael-Shqipëri

Shqipëria do të kthehet në fushë për javën e katërt të Nations League mbrëmjen e së dielës. Lojtarët e Panucci-t mbajnë vendin e fundit me pikë të barabarta me Izraelin, kundërshtari i tyre i radhës. Vendasit kanë mundur Skocinë në javën e fundit, duke i dhënë fund një ecurie prej katër humbjesh radhazi të pësuara në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Ajo ka qenë edhe fitorja e tyre e dytë në 11 ndeshjet e fundit. Gjithsesi, izraelitët do të kërkojnë të hakmerren për humbjen 1-0 të pësuar në ndeshjen e parë të Nations League të luajtur në Shqipëri dhe për atë 3-0 të pësuar në shtëpi në qershorin e 2017-ës. Problemi kryesor i Izraelit ka qenë shënimi i golave, me ndeshjen kundër Skocisë që ka qenë e para që nga marsi i 2017-ës ku ata kanë shënuar dy herë në të njëjtën ndeshje.

Golat janë një problem edhe për kuqezinjtë. Në fakt, Shqipëria ka shënuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit. Gjithashtu, ata kanë shënuar 3 ose më shumë gola në vetëm 3 nga 25 ndeshjet e fundit, me dy nga këto ndeshje që kanë ardhur në transfertë, duke përfshirë këtu edhe triumfin 3-0 të marrë në fushën e Izraelit.

Në fakt, kuqezinjtë kanë një ecuri më të mirë në ndeshjet e luajtura në transfertë (4 fitore, 1 barazim, 5 humbje) sesa në ndeshjet e luajtura në shtëpi (3 fitore, 1 barazim, 6 humbje) kohët e fundit. Ndërkohë, në 10 takimet e fundit që skuadra e Panucci-t ka luajtur larg shtëpi janë regjistruar 2.8 gola për ndeshje.

Rreziku numër një për mbrojtjen e miqve do të jetë Ben Sahar, i cili ka shënuar 7 gola në 42 ndeshje të luajtura me kombëtaren. Nga ana tjetër, shpresat për të shënuar do të jenë te Bekim Balaj, i cili është golashënuesi aktual më i mirë i Shqipërisë me katër gola.

Statistika
– Në tri ndeshjet direkte të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave janë regjistruar nëntë kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

– Izraeli ka marrë një karton të verdhë ose më pak në shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit.

– 61 për qind të golave të shënuar nga Shqipëria në dhjetë ndeshjet e fundit kanë ardhur në pjesën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat