Wijnaldum: Nuk duhet t’i shikojmë kombëtaret tjera

Futboll

Wijnaldum: Nuk duhet t’i shikojmë kombëtaret tjera

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 10:20
Georginio Wijnaldum

Georginio Wijnaldum nuk ka dashur që ta krahasojë Holandën me Francën apo Gjermaninë.

Virgil van Dijk, Memphis Depay dhe Wijnaldum shënuan në fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mirëpo mesfushori i Liverpooli nuk ka dashur ta krahasojë kombëtaren tij me Francën ose Gjermaninë, pasi kombëtarja e tij dështoi që të kualifikohet në Evropianin 2016 dhe në Botërorin 2018.

“Nuk e di se ku jemi. Nuk duhet t’i shikojmë ekipet tjera”, ka thënë Wijnaldum.

“Ne fokusohemi në ndeshjet e ardhshme, pas asaj do të ta shohim se ku jemi. Duhet të japim gjithçka për t’u siguruar që po bëjmë mirë”.

Holanda luan të martën ndeshjen miqësore me Belgjikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat