Me shumë mungesa, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Futboll

Me shumë mungesa, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:01
Challandes

Kosova, sot me fillim nga ora 18:00, luan ndeshjen e saj të radhës, ndaj Ishujve Faroe.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve, përkatësisht Grupin 3  të Ligës D.

Kosova prinë në këtë grup me shtatë pikë, dy më shumë se ndjekësit e Azerbajxhan.

Ndeshja ndaj Ishujve Faroe do të jetë e rëndësishme, pasi në rast fitore, Kosova do ta ruante vendin e parë.

Në skuadër do të ketë shumë mungesa; Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Leart Paqarada e Elbasan Rashani (?) do të mungojnë për Challandes.

Me gjithë këto mungesa, ky pritet të jetë formacioni startues për Kosovën:

Portier: Samir Ujkani
Mbrojtja: Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti
Mesfusha: Shala, Halimi (Voca), Zeneli, Berisha (Avdijaj), Zhegrova
Sulmues: Muriqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat