Ismail Morina i njohur si Ballisti, katër vite më parë e lëshoi një dron gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri e zhvilluar në Beograd.
‘Ballisti’ e ka kujtuar këtë datë me një postim në rrjetin social Facebook duke e uruar datën e sotme në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe italish. “Gezuar ditelindjen neve! Happy birthday to us! Buon compleanno a noi! 21:26 –14/10/2014”, shkruan Ballisti.
Pas lëshimit të dronit, situata eskaloi kur tifozët serb u futën në fushën e blertë dhe filluan të sulmojnë futbollistët kuq e zinj.
Kujtojmë përplasjen fizike të kapitenin legjendar Lorik Cana me tifozë, gjithashtu Bekim Balaj e Taulant Xhaka, pa humbur meritat e asnjërit lojtar që atë ditë ishte në fushë duke mbrojtur ngjyrat kuq e zi.
Takimi u ndërpre në ato momente dhe nuk vazhdoi më. Shqipëria fitoi 3:0 në tavolinë.