Gafa në Ligën e Kombeve

Futboll

Gafa në Ligën e Kombeve

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:09
Pamje nga një ndeshje

Gjibraltari përjetoi një mbrëmje historike, teksa siguroi fitoren e parë në ndeshjes zyrtare, duke mposhtur Armeninë me rezultatin 0:1. Kjo fitore erdhi pas 22 humbjesh në ndeshjet zyrtare që nga viti 2014 kur kjo kombëtare mori pjesë për herë të parë në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndeshja në Jerevan ka nisur me një gafë shumë të rëndë, teksa në momentin e ekzekutimit të himneve, armenët kanë vendosur himnin e  Lihtenshteinit dhe jo atë të Gjibraltarit.

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga skuadra mike, e cila u ndje e ofenduar, teksa menjëherë pas kësaj, Federata e Futbollit të Armenisë ka kërkuar falje për ketë pakujdesi të delegacionit që shoqëronte Gjibraltarin në Jerevan. Kjo situatë është kaluar pas fitores historike, dhe futbollistët e Gjibraltarit do ta mbajnë mend gjatë këto moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat