”Stuhia” e vërtetë mban emrin, Paco Alcacer

Futboll

”Stuhia” e vërtetë mban emrin, Paco Alcacer

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 15:07
Paco Alcacer

Karriera e Paco Alcacer ka ndryshuar rrënjësisht brenda një muaji.

Kur atij iu bë ftesa e parë nga Spanja, Luis Enrique mori një sfidë të re mbi supe.

”Tani me Alcacer, unë kam një lojtar më shumë, ku mund të llogarisë”, kishte thënë Alcacer.

Aso kohe, vetëm sa kishte ndodhur huazimi i Paco te Dortmundi, dhe sulmuesi tani është në formë brilliante

Shtatë gola në katër ndeshje me klubin e tij dhe dy gola me Kombëtaren në 72 minuta të luajtur në Kardif ndaj Uellsit.

Nëntë gola në 246 minuta, nënkuptojnë se Alcacer shënon gol çdo 27 minuta, një ritëm brutal që e lë mbrapa edhe Kylian Mbappen.

Kështu, forma e mirë e Pacos ka bërë që ai të rikthehet te Kombëtarja e Spanjës pas dy vite e gjysmë mungesë.

Dy golat e tij ndaj Uellsit kompletojnë tetë gola për në 14 ndeshjet e fundit për ”Furinë e Kuqe”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat