Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, njëherësh luan për Baselin, mund të transferohet në Premier League në afatin kalimtar te janarit, teksa për të së fundmi është interesuar Newcastle.
Lajmi është bërë i ditur nga portali “Newcastletools” sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjve që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez.
Në rast transferimi, 27-vjeçari do të formojë dyshen e mesfushës së bashku me britanikun Shelvi. Kujtojmë që në Angli aktivizohet edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, që mban veshur fanellën e Arsenalit. Vlera e kartonit të Taulantit aktualisht është 3 milionë euro.