Werder Bremen me një urim special për Milot Rashicën

Futboll

Werder Bremen me një urim special për Milot Rashicën

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 21:29
Milot Rashica

Milot Rashica ka shënuar golin e vetëm për Kosovën në barazimin 1-1 kundër Ishujve Faroe.

Për supergolin e yllit vushtrrias ka reaguar edhe klubi i tij, Werder Bremen.

“Milot Rashica nuk ishte vetëm startues, por ai gjithashtu shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar me fanellën e ekipit kombëtar të Kosovës. E fortë Milot”, shkruhet në publikimin e skuadrës gjermane në Twitter.

Rashica ka zhvilluar 12 ndeshje me fanellën e Bremenit duke shënuar dy gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat