Rashica: Fusha ka qenë në gjendje të keqe

Futboll

Rashica: Fusha ka qenë në gjendje të keqe

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:39
Kosova

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar barazimin e dytë si mysafire në kuadër të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve, pasi sonte në Torshavn  e ka mbyllur duelin me Ishujt Faroe me shifrat 1:1. Milot Rashica, tha se është i lumtur.

“Jam i lumtur që më në fund erdhi goli në fanellën e Kombëtares së Kosovës, por do të isha më i lumtur nëse do të kishim fituar. Këtë gol ia dedikoj familjes dhe tifozëve, por gjithashtu shkon edhe për ish-presidentin Fadil Vokrri.

Pjesën e parë e filluam mirë, por jo të dytën. Kemi pasur disa raste, por edhe Ishujt kanë bërë paraqitje të mirë. Edhe fusha ka qenë në gjendje të keqe. Madje edhe pasimet më të thjeshta ishin të vështira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat