Heroi i Italisë, pati një dedikim të veçantë pas golit

Futboll

Heroi i Italisë, pati një dedikim të veçantë pas golit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:46
Cristiano Biraghi

Italia iu gëzua fitores së parë në Ligën e Kombeve.

Goli erdhi në minutën e 92-të dhe u festua me dy duart lart, nën simbolin e numrit 13, atë të kapitenit të tij të ndarë nga jeta, Davide Astori.

Mbrojtësi i majtë i Fiorentinës Cristiano Biraghi, shpëton Italinë në fund dhe i jep fitoren ndaj Polonisë, goli i parë në kombëtare për 26-vjeçarin, që kuptohet se kujt ia dedikon.

“Nëse unë jam sot pjesë e kombëtares së Italisë është vetëm për meritë të Astorit dhe të gjitha mësimeve që ai më ka dhënë gjatë stërvitjeve te Fiorentina”, ka thënë Biraghi.

“Do të jetë gjithmonë në mendjen time, sepse realisht ende nuk e kam kuptuar se çfarë kam bërë”.

“Do më duhet pak kohë që të shuaj këtë emocion, sepse të shënosh me kombëtaren është edhe më bukur, ndonëse ndaj Polonisë ishte një fitore grupi, pasi nuk u dorëzuam, por besuam deri në sekondën e fundit”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat