"Salah është duke vuajtur si Pogba"

Futboll

"Salah është duke vuajtur si Pogba"

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:24
Mohamed Salah

Mohamed Salah është duke ‘vuajtur’ njësoj sikur Paul Pogba te Manchester United, thotë legjenda e Liverpool Paul Ince.

Sulmues egjiptian shënoi 44 gola sezonin e kaluar, fitoi çmimin ‘Lojtari më i mirë në Premier League’ dhe ‘Këpucën e Artë’, por pritej edhe më shumë në sezonin e tij të dytë në Anfield.

Salah ka shënuar tre herë në 11 paraqitje këtë sezon.

Ince beson se lëndimi që e pësoi ndaj Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve e ka lënë atë pak të tronditur.

Ish-lojtari i Liverpool dhe Manchester United ka deklaruar se situata e Salah është e njëjtë me Pogban, i cili udhëhoqi Francën drejt fitmit të Botërorit dhe tani ka një form krejtësisht katastrofale.

Ince i tha Express Sport: “Po, Salah po vuan, por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Ai së bashku me Roberto Firmino dhe Sadio Mane janë treshe që nuk ndërrohen dhe nuk lihen jashtë”.

”Ai u lëndua në fund të sezonit të kaluar dhe ndoshta nuk ishte plotësisht i gatshëm për Egjiptin”.

”E di që Pogba ishte fantastik për Francën, por me United lë shumë për të dëshiruar. Kjo mund të jetë për shkak të Kupës së Botës”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat