Partizani sqaron situatën e Hoxhës

Futboll

Partizani sqaron situatën e Hoxhës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:30
Partizani sqaron situatën e Hoxhës

Klubi i Partizanit ka dalë me një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare të tij, ku sqaron edhe gjendjen e portierit dhe kapitenit Alban Hoxha.

Ky i fundit nuk udhëtoi me kombëtaren shqiptare në Izrael, për shkak të një dëmtimi, ndërsa ishte rritur shumë frika e nevojës së një operacioni.

Gjithsesi zyrtarët e klubit kanë sqaruar se analizat tregojnë për një dëmtim të gradës së parë, të ligamentit, çka do të thotë se nuk ka nevojë për operacion.

Megjithatë, vlen të theksohet se rikuperimi i portierit do të zgjasë disa ditë, ndërsa datën e saktë të rikthimit të Hoxhës në fushë nuk e jep askush me siguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat