“Djajtë e Kuq” largojnë me stil kapitenin

Futboll

“Djajtë e Kuq” largojnë me stil kapitenin

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:54
Manchester United

Manchester United është duke kaluar një moment mjaft të vështirë dhe shumë shpejt pritet që të ketë disa largime të bujshme nga ekipi. Por askush nuk e kishte menduar që kapiteni do të ishte një ndër të sakrifikuarit.

Antonio Valencias, i cili mban shiritin e kapitenit i mbaron kontrata me “Djajtë e Kuq”. Duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur ta përzënë “me stil”, duke mos i rinovuar kontratën mbrojtësit.

33-vjeçari nuk është më në planet e Jose Mourinho, por duket se edhe me largimin e mundshëm të portugezit, gjërat nuk do të ndryshojnë për futbollistin nga Ekuadori.

Për këtë arsye, Valencia ka nisur kërkimin për një klub tjetër, pasi është i lirë që të zgjedhë alternativën që i leverdis më shumë, si lojtar i lirë që është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat