Babai i Martinez humb durimin, i tregon Spalleti-t si të luajë

Futboll

Babai i Martinez humb durimin, i tregon Spalleti-t si të luajë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:06
Mario Martinez

Babai i Lautaro Martinez, Mario Martinez, beson se djali i tij duhet të jetë titullar tek Interi dhe duhet të luaj së bashku me Mauro Icardi-n.

Duke folur gjatë programit “Esto es Racing”, babai i sulmuesit tha: “Mendova se pas ndeshjeve përgatitore, Spalleti do të luante me dy sulmues. Mauro dhe Lautaro mund të luajnë së bashku, ata gjithashtu janë miq të ngushtë. Jam pak nervoz dhe i paduruar, por kështu është futbolli dhe ne duhet ta pranojmë”.

“Nëse lexojmë atë çfarë thonë mediat, mund të kuptojmë se Lautaro po bën mirë. Ai duhej të përshtatej me skuadrën e re dhe duhej ta bënte sa më shpejt, ishte e thjeshtë për të edhe falë Icardi-t. Në Europë luhen dy ose tre ndeshje në javë dhe ritmi është shumë i lartë. Jam i zhgënjyer sepse nuk luajti në Kupën e Botës me Argjentinën, por e respektoj vendimin e Sampaoli-t”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat